RINDËRTOHET RRUGA NIKOLLA KAREV TEK HEKURUDHA 11.9.2020

Në rrugën Nikola Karev nga sot po kryhen punimet ndërtimore për rindërtimin kësaj e rruge. Ekipet e Qytetit të Shkupit në muajin e ardhshëm do të punojnë në pjesën nga kryqëzimi me rrugën Brigada e tretë maqedonase në bulevardin Kuzman Josifovski Pitu, në një gjatësi prej 510 metrash. Përveç rindërtimit të rrugës, punimet ndërtimore do të përfshijnë rindërtimin e trotuareve duke zëvendësuar skajoret e dëmtuara dhe nivelimin e pusetave dhe ulluqeve ekzistuese.

- Pas ndërtimit të rrugës Eseninova, të cilën e filluam javën e kaluar dhe rindërtimin e rrugës Nikolla Karev, banorët e komunave të Qendrës, Aerodrom, Kisela Voda dhe Gazi Baba do të arrijnë në destinacionin e dëshiruar më shpejt dhe më lehtë. Kështu, pjesa nga Kisella Voda deri në Gazi Babë do të shkurtohet më shumë se për 10 minuta - tha sot Kryetari Shilegov.

Në mënyrë plotësuese, në rrugën Nikolla Karev, është parashikuar të ndërtohen shtigjet për biçikleta në të dy anët, të cilat do të lidhin dy rrugët kryesore të biçikletave në bulevardin Kuzman Josifovski Pitu dhe bulevardin e Brigada e Tretë Maqedonase, të cilat lidhin komunat e Qendrës dhe Aerodromit.

Rreth 15 milion denarë do të investohen për rikonstruksionin e rrugës Nikolla Karev dhe afati i ndërtimit është 30 ditë.

Shilegovi u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë durim gjatë rikonstruksionit të kësaj rruge dhe të respektojnë plotësisht regjimin e përkohshëm të trafikut që garanton sigurinë maksimale të të gjithë pjesëmarrësve në trafik. Ai shprehu besimin se kjo rrugë, si të tjerat, do të përfundojë më herët se sa ishte parashikuar.