NJOFTIM PUBLIK 11.9.2023

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ndodhet në një vizitë zyrtare në Uashington, ku pati takime me shumë përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit në lidhje me projektin e mbështetur nga SHBA për menaxhim efikas të financave dhe resurseve të vetëqeverisjes lokale.

Arsovska pati një takim me përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit përgjegjës për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Benson Sivek, si dhe me Brendon Bandi, krye- koordinator i Agjencisë Globale për Luftën kundër Korrupsionit pranë Departamentit të Shtetit. Në takim u diskutua për qasjet dhe metodat e vetëqeverisjes lokale për planifikimin e buxhetit dhe menaxhimin efikas të financave dhe resurseve, me qëllim zbatimin e praktikave të SHBA-së nga kodi i etikës në institucionet publike dhe se si i njëjti ndikon mbi transparencën, llogaridhënien dhe menaxhimin adekuat të resurseve në ballafaqimin me korrupsionin.


Në takime u diskutua edhe për praktikat më të mira të aplikuara nga pushteti lokal në SHBA për partneritetin publik-privat për përmirësimin e kapaciteteve të qeverisjes lokale, ku u theksua se ka vend për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike, shkëmbimin dhe zbatimin e përvojave të SHBA-së në Maqedoni në luftën kundër korrupsionit, i cili është kancer i shoqërisë maqedonase.