SHILEGOVI ME RASTIN E 11 TETORIT: ASKËND NUK DO TA LEJOJMË TË PREK NË SHTETIN TONË DHE GJAKUN E LIRISË SË PAGUAR TË ANTIFASHISTËVE TANË 11.10.2021

Republika e Maqedonisë së Veriut sot kremton festën shtetërore 11 tetorin-Ditën e Kryengritjes Kombëtare dhe shënon 80 vjetorin nga kjo ngjarje, me të cilën në vitin 1941 shënohet fillimi i luftës nacional çlirimtare dhe rrumbullakësimi i lindjes së shtetit maqedonas. Në solemnitetin e rastit Kryetari i Qytetit te Shkupit, Petre Shilegov, uburoi qytetarëve jubileun e madh, me porosinë se sot pas 80 viteve të plota, kujtojme guximin dhe vendosmerine e partizaneve tanë, dhe se është detyrë dhe obligim i joni t’i ruajme këto kujtime dhe të rikujtojme idealin e tyre.

-Të gjithë jemi përgjegjës, edhe si individë, por edhe si shoqëri, për të kujtuar sakrificën e tyre dhe kultivuar trashëgiminë tonë të LNÇ. Sot, falë partizanëve tanë jetojmë në një qytet të lirë, dhe në atdhe të lirë, tha kryetari Petre Shilegov në fillim të drejtimit të tij.

-Me urtësinë e udhëheqësisë të Maqedonisë, bashkimin e popujve tanë dhe forcën e armëve tona e mposhtëm fashizmin. Për lirinë tonë luftuam vetë, Shkupin dhe Maqedoninë e ndërtuam vetë si shtet sovran i popujve unik dhe krenarë, dhe askujt, e kurrë nuk do të lejojmë që vendi ynë të preket, i fituar me lirinë e paguar me gjakun e antifashistëve tanë,- theksoi Shilegov.