Urime me rastin e 11-të Tetorit 11.10.2022

Një delegacion i Qytetit të Shkupit, i kryesuar nga zëvendëskryetari i Qytetit, Aleksandar Trajanovski dhe sekretari Zoran Gligorov, për nder të shënimit të festës shtetërore Ditës së Kryengritjes Popullore – 11 Tetorit, sot vendosën lule para Monumentit të Çlirimtarëve të Shkupit në sheshin para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. 11-të Tetori, Dita e Kryengritjes Popullore, ditë e cila është simbol i fitores së madhe të bazuar në vlerat e lirisë dhe dinjitetit njerëzor.
Lufta mbarëkombëtare kundër okupatorit fashist është shembull i sfidës dhe dëshirës për të mbijetuar në vlerat në të cilat besohet sinqerisht.
Në këtë ditë, si edhe shumë herë më parë, konfirmuam dhe shënuam luftën tonë shekullore për vetëqenien dhe pavarësinë e Maqedonisë. Duke festuar këtë ditë dhe duke përkujtuar viktimat, ne përulemi me nder e mirënjohje para kësaj lufte dhe para altarit të të gjithë luftëtarëve të rënë për Maqedoninë e lirë dhe të pavarur dhe vazhdojmë me angazhimet dhe përpjekjet tona për të vazhduar misionin që nënkupton krijimin e vazhdueshëm të veprave dhe vlerave të reja.
Me këtë luftë populli ynë në mënyrën më të mirë të mundshme dëshmoi kapacitetin e tij shtetformues dhe të drejtën e ndërtimit të shtetit të pavarur, sovran dhe të lirë.
Duke festuar 11-të Tetorin, ne nderojmë veprën e lavdishme të historisë sonë, por njëkohësisht frymëzohemi për suksese, qëndrueshmëri dhe sakrificë personale për përparimin dhe zhvillimin e shtetit modern.
Gëzuar dhe qoftë e përjetshme festa mbarëpopullore e 11-të Tetorit!
Qoftë i suksesshëm dhe i përjetshëm Atdheu ynë!