VAZHDON PROJEKTI “FLAS NË GJUHËN E SHOKUT TIM” ME KURSE ONLAJN 11.11.2020

Qyteti i Shkupit ka filluar t'i realizon kurset falas tre-mujore onlajn për mësimin e gjuhës shqipe, maqedonisht dhe turqisht në 10 shkolla të mesme. Kurset janë të destinuara për nxënës dhe mësimdhënës dhe ato janë pjesë e projektit “Flas në gjuhën e shokut tim" të parashikuar në Strategjinë e Qytetit të Shkupit për integrimin ndëretnik dhe përfshirjen qytetare.

Qyteti i Shkupit filloi ta realizojë këtë projekt në mars të vitit të kaluar shkollor, por për shkak të pandemisë me KOVID 19, kurset u ndërprenë.

Ky aktivitet do të përfshijë 257 nxënës të cilët do të ndjekin kurs për mësimin e gjuhës maqedonase, 102 nxënës dhe 56 mësimdhënës të cilët do të ndjekin kurs në gjuhën shqipe dhe 105 nxënës dhe 15 mësimdhënës të cilët do të ndjekin kurs në gjuhën turke. Duke ndjekur kurset, të rinjtë do të kenë mundësinë të fitojnë njohuri themelore të gjuhës së shokëve të tyre të klasës, që do të kontribuojë në socializmin e tyre gjuhësor.

Kurset mbahen nga mësimdhënës të punësuar në shkolla të mesme, të cilët do të mbështeten logjistikisht dhe financiarisht nga Qyteti i Shkupit dhe përfshijnë shkollat ​​vijuese: SHMQSH "Zdravko Cvetkovski", SHMQSH "Nikolla Karev", SHMQSH "Vlado Tasevski", SHMQSH "Arseni Jovkov” SHMQSH "Dr.Pançe Karagjozov", SHMQSH "Boro Petrushevski", SHMQSH "Zef Lush Marku", SHMQSH "Josip Broz-Tito", SHMQSH "Dimitar Vllahov" dhe SHMQSH "Georgi Dimitrov".

Në 13 shkollat ​​e tjera të Qytetit të Shkupit kurse të tilla do të organizohen në gjysmëvjetorin  e dytë të këtij viti shkollor.