SHPËRBLIM PREJ 600.000 DENARË PËR FILMIN "TOKA E MJALTIT" NGA QYTETI I SHKUPIT 11.2.2020

Qyteti i Shkupit do të ndajë shpërblim në vlerë prej 600.000 denarë për ekipin autorial dhe të aktorëve të filmit dokumentar "Toka e mjaltit". Këtë vendim pritet ta sjellë Këshilli i Qytetit të Shkupit, në seancën e sotme. 

Ky shpërblim jepet për kontributin e kësaj kryevepre filmike në afirmimin e vendit dhe kulturës tonë në botë, si dhe për promovimin e vlerave të vërteta njerëzore dhe marrëdhënies me mjedisin jetësor nga i cili varemi të gjithë dhe që duhet ta ruajmë. Qyteti i Shkupit me këtë hap konfirmon angazhimin e tij për përkrahjen dhe afirmimin e kulturës, me shpresë se një marrëdhënie e këtillë pozitive do t'i inkurajojë punëtorët kulturor të punojnë dhe krijojnë vepra të paharruara.

- Filmi "Toka e mjaltit" nga regjisorët Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov fitoi shumë çmime në festivalet prestigjioze të filmit anembanë botës, dhe u nominua për Oskar, në kategoritë Dokumentari më i mirë dhe Fiilmi më i mire i huaj. Rrëfimi për Hatixhen, kultivuesja e bletëve të egra, i fitoi zemrat e shikuesve, por edhe punëtorëve të filmit, dhe dërgoi porosi të fuqishme për rëndësinë e mjedisit të shëndetshëm dhe të pastër jetësor dhe për ruajtjen e ekuilibrit në natyrë.