
RAPORTIM FALAS I ZJARREVE NË AMBIENT TË HAPUR OSE DEPONI TË EGRA NË NUMRIN 193 11.2.2021
Qyteti i Shkupit vazhdon të realizojë fushatën për raportimin e zjarreve në ambinetet e hapura ose deponitë e egra në linjën telefonike falas 193
Kjo fushatë realizohet për të katërtin vit me radhë dhe jep rezultate të shkëlqyera dhe së bashku me fushatën për parandalimin e djegies të stërnishtave, gjegjësisht mbetjet e korrjeve dhe subvencionet për pastrimin e oxhaqeve në amvisëri, janë një nga fushatat më të rëndësishme të Qytetit të Shkupit për të ngritur ndërgjegjësimi në luftën kundër ndotjes së ajrit.
Ndezja e zjarreve në ambient të hapur ashtë është më së shpeshti pasojë e qytetarëve të pandërgjegjshëm, por së bashku mund të parandalojmë ndezjen e zjarreve në ambient të hapur, dhe kështu ta zvogëlojmë ndotjen e ajrit në Shkup. Qyteti i Shkupit përmes Inspektoratit të tij dhe Njësisë së Mbrojtjes Territoriale nga Zjarret në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Kryqin e Kuq organizon ekipe të përziera që punojnë çdo ditë, 24 orë, në luftën kundër zjarreve, por ekipet mund të punojnë në mënyrë efektive vetëm nëse reagohet shpejt në mënyrën e vetme të verifikuar, e kjo është duke telefonuar në 193.
Qyteti I Shkupit i fton qytetarët që të kyçen në mënyrë aktive në këtë aktivitet dhe të gjitha rastet e ndezjes së zjarreve në mjedis të hapur t'i raportojnë në numrin e telefonit 193.
- ВЕСТИ
- 04.03.2021 - PËR NJË JAVË JANË LARGUAR 162 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE
- 01.03.2021 - GJATË FUNDJAVËS PARKINGUN NË VODNO E SHFRYTËZUAN 564 AUOTOMJETE
- 01.03.2021 - ZAEVI DHE SHILEGOVI PREZANTUAN PROJEKTIN PËR RIKONSTRUKSIONIN E SALLËS UNIVERZALE
- 26.02.2021 - AKSION I MADH PËR PASTRIMIN E BREGUT TË LUMIT VARDAR NË GJORÇE PETROV
- 25.02.2021 - PËR NJË JAVË JANË LARGUAR 207 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE
- 25.02.2021 - SHILEGOV: BANORËT E SHKUPIT DO TË FITOJNË HAPËSIRË PUBLIKE NË BREGUN E LUMIT VARDAR "13 NËNTORI"
- 24.02.2021 - QYTETI I SHKUPIT - QYTET I BARABARTË GJINOR
- 24.02.2021 - TAKIM PËR NEVOJËN E REFORMAVE NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL
- 23.02.2021 - QYTETI I SHKUPIT DO TA VAZHDOJË BULEVARDIN BORIS TRAJKOVSKI NË DRAÇEVË
- 22.02.2021 - GJATË FUNDJAVËS PARKINGUN NË VODNO E SHFRYTËZUAN 407 AUTOMJETE