Janë mënjanuar nga hapësirat publike 121 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme 11.2.2022

Janë marrë masa për 121 automobila të parkuara në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike. Këto parregullsi janë konfirmuar vetëm për një javë gjatë kontrolleve nëpër Shkup. 

Automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme janë mënjanuar me urdhër të policisë rrugore në bazë të shkeljeve të bëra për parkim në rrugë automobilistike, korsi biçikletash, kalim për këmbësorë, trotuar, hapësirë të gjelbër, në kundërshtim me shenjat rrugore, si dhe me thirrje nga një person i tretë.

Kontrollet do të vazhdojnë në kontinuitet. Ndërmarrja publike „Parkingu i Qytetit“ u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë gjelbërimin dhe hapësirat e tjera publike, ndërsa automobilat e tyre t’i parkojnë vetëm në parkingjet e shënuara.