PREJ NESËR ORAR I REDUKTUAR I AUTOBUSËVE TË TRANSPORTIT PUBLIK NË SHKUP 11.3.2020

Qyteti i Shkupit dhe NQP i informojnë qytetarët se nga nesër (12 Mars 2020, e enjte) autobusët e transportit publik do të funksionojnë sipas orarit të reduktuar, identik me orarin i cili vlen gjatë pushimeve dimërore dhe verore të shkollës. Orari i reduktuar zbatohet në përputhje me gjendjen aktuale me koronavirusin, numrin e zvogëluar të përdoruesve të transportit publik, dhe si një nga masat dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit. Orari i reduktuar do të jetë i vlefshëm për dy javët e ardhshme, respektivisht deri në rekomandimet e ardhshme nga institucionet kompetente.

Orari i plotë sipas të cilit do të qarkullojnë autobusët e transportit publik është i publikuar në internet - faqen www.jsp.com.mk

Qyteti i Shkupit dhe NQP u bëjnë thirrje qytetarëve që të përdorin transportin publik në mënyrë racionale dhe rikujtojnë se të gjitha automjetet e NQP i janë nënshtruar trajtimit shtesë për dezinfektim, qysh para dhjetë ditëve. Përkatësisht, çdo automjet, pavarësisht a ka qarkulluar gjatë gjithë ditës në një linjë të caktuar ose vetëm një herë, i nënshtrohet dezinfektimit shtesë, si një nga masat për mbrojtje nga koronavirusi. Automjetet dezinfektohen me spërkatje me mjete adekuate me bazë alkooli dhe Dezintal 10%, si dhe bëhet dezinfektimi manual i pjesëve të caktuara të automjetit. Secili automjet trajtohet me dezinfektim shtesë një herë, para kyçjes së tij në qarkullim ose më pas, në varësi të dinamikës dhe orarit të transportit publik.

Përndryshe, dezinfektimi i rregullt i brendshëm i autobusëve kryhet çdo ditë përmes të ashtuquajturit kujdes i rregullt ditor (pastrim, larje) e automjeteve. Automjetet trajtohen me dezinfektues adekuat ekologjik. Secili automjet i nënshtrohet kujdesit ditor para se të lëshohet në trafik.