“Parkingu i Qytetit” sanksionoi 64 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike 11.3.2022

Gjatë javës së kaluar (03.03 - 09.03.2022) me mjetet speciale karrotrec nga hapësirat publike janë mënjanuar gjithsej 64 automjete. Me urdhër të policisë rrugore mjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme janë mënjanuar në bazë të kundërvajtjes parkim në rrugë automobilistike, korsi për biçikleta, vendkalim për këmbësorë, trotuar, sipërfaqe të gjelbër, në kundërshtim me shenjat e qarkullimit rrugor, si dhe me thirrje nga një person i tretë.

Ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit” apelon te qytetarët që të ruajnë gjelbërimin dhe hapësirat e tjera publike, dhe automjetet t’i parkojnë vetëm në parkingjet e shënuara. U bëjmë thirrje të gjithë përfituesve të shërbimeve të parkimit të rregullojnë pagesën për shërbimin e parkimit në kohën e duhur. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet me SMS ose me kartë me gërvishtje.