
Arsovska: Pas 12 vitesh rikonstruksion i “Butelska” - Qyteti i Shkupit financon punimet ndërtimore. 11.3.2022
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, sot inspektuan gjendjen e rrugës “Butelska” në komunën e Butelit, për rikonstruksionin e së cilës Qyteti i Shkupit ka ndarë mbi 26 milionë denarë.
- Sot jemi këtu në Butel për të inspektuar gjendjen e një pjese të rrugës “Butelska” që do ta rikonstruktojë Qyteti i Shkupit, dhe për të cilin kemi ndarë mbi 26 milionë denarë nga Buxheti i Qytetit të Shkupit. Rikonstruksioni i rrugës është me gjatësi 850 metra, kjo është rruga me fluks më të madh në komunën e Butelit, në periudhën e ardhshme do të realizohet tenderi për të dhe pritet të përfundojë në një afat prej 60 ditësh nga fillimi i rikonstruksionit. Do të zëvendësohen plotësisht trotuaret e dëmtuara dhe stacionet e autobusit përgjatë rrugës, tha kryetarja Arsovska.
Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski theksoi se kjo pjesë e rrugës e cila nuk është rikonstruktuar për më shumë se 12 vjet është në gjendje shumë të keqe dhe me rikonstruksionin e saj zgjidhet një kërkesë e qytetarëve në këtë pjesë të komunës, duke lehtësuar në këtë mënyrë funksionimin dhe lëvizjen e më shumë se 25.000 qytetarëve që qarkullojnë çdo ditë në këtë drejtim.
- Jemi të kënaqur që Qyteti i Shkupit do të financojë rikonstruksionin e këtij segmenti të rrugës "Butelska", nga kryqëzimi me rr. “Aleksandar Urdarevski” deri te lidhja me unazën. Kjo pjesë e rrugës ka më shumë se 12 vite që nuk është rikonstruktuar dhe është në gjendje shumë të keqe dhe me rindërtimin e saj zgjidhet një kërkesë e qytetarëve në këtë pjesë të komunës, duke lehtësuar në këtë mënyrë funksionimin dhe lëvizjen e më shumë se 25.000 qytetarëve të cilët qarkullojnë çdo ditë në këtë drejtim”, tha Darko Kostovski.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK