
Këshilli i Qytetit të Shkupit miratoi 7 milionë denarë ndihmë humanitare për qytetarët e Ukrainës 11.3.2022
Dje, më 10 mars 2022, Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e gjashtë në të cilën u miratua Vendimi për dhënie ndihmë humanitare për qytetarët e Ukrainës në vlerë prej 7 milionë denarë, si shprehje e solidaritetit të shkupjanëve për qytetarët e përfshirë në konfliktin ushtarak në atë vend.
Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancë konstatoi ndërprerjen e mandatit të anëtarit të deritanishëm të Këshillit, Martin Popov, dhe verifikoi mandatin e anëtarit të ri Ajselj Sejfula.
Këshilltarët diskutuan dhe miratuan shumë pika të rendit të ditës si Projekt-llogarinë vjetore për Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2021, Raportin për realizimin e investimeve kapitale në Qytetin e Shkupit, si dhe Raportin për realizimin e Programit për rregullimin e tokës ndërtimore në Qytetin e Shkupit.
Gjithashtu, Këshilli solli vendim për formimin e Shtabit të Qytetit për Mbrojtje dhe Shpëtim. Komandante e Shtabit për Mbrojtje dhe Shpëtim është kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ndërsa shef është sekretari i Qytetit, Gjoko Velkovski.
Këshilli i Qytetit të Shkupit miratoi disa vendime për çlirimin nga pagimi i kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore të disa institucioneve publike. Bëhet fjalë për çlirimin nga pagimi i kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore të Universitetit “Nënë Tereza” për rikonstruksionin me adaptimin e objektit publik të universitetit, të Komunës Qendër, në cilësinë e investitorit për ndërtimin e kopshtit për fëmijë në lagjen Prolet, si dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë si investitor në projektin për mbindërtimin e klinikës së hematologjisë në Shkup, në kuadër të qendrës klinike “Nënë Tereza”.
Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancë debatoi dhe solli vendimin Qyteti i Shkupit të realizojë një projekt të madh infrastrukturor për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Slavka Dinkova”, në Komunën Kisela Voda. Projekti do të realizohet nëpërmjet bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës Kisela Voda. Me këtë projekt parashikohet ndërtimi i kanalizimit atmosferik, rikonstruksioni i plotë i rrugës dhe korsive për këmbësorë, si dhe vendosja e ndriçimit të ri rrugor.
Në seancën e djeshme u miratua edhe Programi për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2022, me të cilin u përcaktua volumi, dinamika dhe mënyra e ruajtjes së pastërtisë publike, që nënkupton pastrim të organizuar dhe të vazhdueshëm, më saktë fshirjen dhe larjen e sipërfaqeve rrugëve automobilistike, si dhe zbrazjen e koshave të mbeturinave të vendosura në rrugë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK