Arsovska: U rinovua plotësisht parku „Skulptura“ në Autokomandë 11.4.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me kryetarin e Komunës Gazi Baba, Boban Stefkovski dhe drejtorin e NP “Parqe dhe Gjelbërim”, Angele Sotirovski, sot lëshuan në përdorim parkun tërësisht të rinovuar “Skulptura” në rrugën “Brigada e 16 Maqedonase” në Autokomandë.

“Qytetarët e Autokomandës tashmë kanë një park të rinovuar “Skulptura” në lagjen Autokomanda në një sipërfaqe të përgjithshme 4200 metra katrorë, me lulishte të reja, pajisje urbane dhe ndriçim të ri, vend ku mund të kalojnë kohën e lirë dhe të argëtohen" tha kryetarja Arsovska .

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski falënderoi kryetaren Arsovska për rinovimin e shpejtë të parkut dhe theksoi se ngritja e brezave të gjelbër dhe rinovimi i tyre në territorin e komunës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mijëra qytetarë në këtë pjesë të komunës të cilët tashmë kanë një park të rregulluar.

“Gjatë rregullimit të parkut janë bërë shumë ndërhyrje në të gjithë vegjetacionin, u vendos dheu i cilësisë së lartë, u formua lulishte me sistem ujitjeje pikë-pikë, hidrantë dhe spërkatës që do të mundësojnë mirëmbajtjen e vazhdueshme të gjelbërimit në park”, tha drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërim”, Sotirovski.