EDHE NJE BULEVARD I RI NE SHKUP - PO NDERTOHET FAZA E DYTE E BULEVARDIT BOSNJA DHE HERCEGOVINA 11.5.2020

Ekipet e Qytetit të Shkupit filluan realizimin e fazës së dytë të ndërtimit të bulevardit të sapo projektuar, Bosnje dhe Hercegovina në pjesën nga kryqëzimi me Bulevardin Hristijan Todorovski Karposh deri te kryqëzimi me rrugët Kemal Sejfulla dhe Butelska.

Punimet ndërtimore në këtë pjesë, sot i inspektuan, kryetari Petre Shilegov dhe kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski.

- Presim që në dhjetë muajt e ardhshëm të lidhet me trasën e bulevardit Bosnje-Hercegovinë, që tashmë është duke u punuar. Qytetarët e Butelit, Çairit, Shuto Orizares dhe Hekuranës do të kenë një zgjidhje të plotë të bulevardit që lidh bulevardin Sllovenia, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Bulevardin Hristijan Todorovski Karposh. Me këtë, ne po realizojmë atë që e kemi folur me qytetarët gjatë fushatës, për të filluar formimin e unazës sekondare veriore rreth qytetit. Qyteti i Shkupit nuk ka alternativë tjetër përveç që të ndërtojë një infrastrukturë të mirë për të përmirësuar zhvillimin. Ky është një bulevard i ri me gjatësi 1,700 metra, 40 metra i gjerë, me gjashtë korsi, dy shtigje për biçikleta dhe dy shtigje për këmbësorë dhe gjelbërim qendror dhe anësor që do të mundësojë zhvillimin e qytetit në tridhjetë vitet e ardhshme - tha sot kryetari Shilegov.

Për realizimin e fazës së dytë të ndërtimit të bulevardit të sapoprojektuar, Bosnje dhe Hercegovina, nga Buxheti i Qytetit të Shkupit janë ndarë rreth 100 milion denarë me TVSH të llogaritur.

Shilegov u bëri apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i përmbahen regjimit të përkohshëm të trafikut dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor ne këtë pjesë, si dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës. Rikujtojmë, se ish rruga Bosnje dhe Hercegovina është ndërtuar 40 vjet më parë, dhe që nga atëherë asfalti nuk është ndërruar, ndërsa rruga ishte e gjerë vetëm 7 metra.