NË SUAZA TË EDICIONIT TË 12-TË TË "MBRËMJET E TË DREJTAVE TË GRAVE", PROJEKSIONE FILMIKE NGA 14 DERI NË 16 MAJ 11.5.2021

"Mbrëmjet e të Drejtave të Grave" është një ngjarje që organizohet tradicionalisht në lokacione të ndryshme në Shkup që nga viti 2010 dhe ofron alternativë për festimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas - 8 Mars. Edicioni i këtij viti i "Mbrëmjeve", duke ndjekur situatën globale me Kovid-19 dhe rekomandimet shëndetësore, mbahet në format hibrid, duke kombinuar ngjarje që u zhvilluan onlajn dhe me prani fizike gjatë marsit, ndërsa nga 14 deri në 16 maj do të emitohen projeksione filmash në Kinematekën e Maqedonisë Veriore.

Në suaza të programit filmik të edicionit të dymbëdhjetë të "Mbrëmjet e të Drejtave të Grave", në periudhën prej 14 deri më 16 maj 2021, duke filluar nga ora 20:00, do të shfaqjen tre filma dokumentarë. Hyrja është falas, dhe në rast shiu, shfaqjet do të mbahen në sallën e Kinemasë.

 

 

Programi i plotë mund të ndiqet në lidhjet e mëposhtme:

https://www.womensrightsnights.net/ dhe

https://www.facebook.com/womensrightsnights.net/.

 

14.05.2021, 20: 00h - "FORTE",

Regjia: David Donnelly /viti 2020/60 min/

Argjentina, Franca, Gjermania, Norvegjia, Portugalia, Rusia, Britania e Madhe, SHBA

“Forte” është një dokumentar kolazhi që sfidon nocionet popullore por të vjetruara të suksesit në muzikën klasike përmes rrëfimit të shpejtë të tre artisteve gra: Tatjana Berman, Lusia Karuzo dhe Eldbjerg Hemsing. Historitë e tyre janë kontekstualizuar me komente të sinqerta nga disa prej personaliteteve më të mira të muzikës klasike në botë, përfshirë Paavo Jarvi, Tan Dan, Jo An Falletta dhe Ksenia Bashmet.

 

 

15.05.2021, ora 20:00 - "Dita e Gruas",

Regjia: Dolija Gavanski /viti 2019/ 85 min/

Britania e Madhe dhe Rusia

Historitë magjepsëse të grave sovjetike - pioniere dhe të mbijetuara – të cilat zbulojnë jetët e tyre nga revolucioni i vitit 1917 deri në ditët e sotme. Intime, befasuese, qesharake, ekscentrike, e dhimbshme dhe kontradiktore - kjo është një histori e panjohur e feminizmit rus.

 

 

16.05.2021, 20:00 h - "Kjo është bota adoleshente – Të rrjetëzuar për seks, gënjeshtra dhe lojëra për pushtet",

Regjia: Lin Glasier / 2009/45 min/

Kanada

Një pamje e brendshme e kulturës së ngacmimit seksual dhe maltretimit i përhapur në mesin e adoleshentëve sot. Ky film unik shqyrton çmimin që adoleshentët, veçanërisht vajzat, duhet të paguajnë për të qenë “kull” dhe të popullarizuar në botën tonë të re.

Edicioni i këtij viti i "Mbrëmjet e të Drejtave të Grave" është organizuar nga Instituti për të Drejtat e Njeriut dhe Avard Film dhe video, me mbështetjen e Qytetit të Shkupit dhe zyrës së UN Women në Shkup, nën temën globale për shënimin e 8 Marsit: "Gratë në Udhëheqje: realizimi i një të ardhme të barabartë në botën e kovid-19 ".