U HAP VENDBANIMI I RI PËR FLAMENGOT EKZOTIKE NE KOPSHTIN ZOOLOGJIK TE SHKUPIT 11.6.2020

Kopshti zoologjik i Shkupit për herë të parë, është pasuruar me zogj ekzotikë të llojit flamengo, ndërsa Qyteti i Shkupit ka investuar në ndërtimin e vendbanimit të tyre të ri.

Vendbanimi i tyre është një lagunë e vogël me shumë gjelbërim, liqe për flamengot, si dhe një zonë e veçantë për ushqimin e zogjve.

-Është kënaqësi e madhe që sot dhe zyrtarisht ta prezantojmë para publikut të Shkupit, fëmijëve, vizitorëve të rregullt të Kopshtit Zoologjik, vendbanimin e ri që kemi ndërtuar për flamengot. Flamengot janë një nga zogjtë më ekzotikë dhe pres që mu në këtë vend të kemi një numër të madh vizitorësh. Bëhet fjalë për  vendbanim me një sipërfaqe prej 40 metra katrorë dhe një tarracë me sipërfaqe 120 metra katrorë dhe është një nga vendbanimet më të bukura për flamengot në kopshtin zoologjik në Evropën Juglindore. Pranë tij, po ndërtohet vendbanimi i ri për pinguinët. Presim që gjatë verës të mundemi t'i prezantojmë para qytetarëve pinguinët - tha sot kryetari Petre Shilegov, në hapjen zyrtare të vendbanimit të ri për flamengot në Kopshtin Zoologjik.

Shilegovi i ftoi të gjithë të interesuarit ta vizitojnë Kopshtin zoologjik të Shkupit, duke respektuar masat për ruajtjen e distancës, mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të duarve, në mënyrë që të gjithë vizitorët të ndjehen të sigurt gjatë vizitave në këtë kënd të preferuar të qytetit.

Në hapjen zyrtare të vendbanimit të ri për flamengot morri pjesë edhe drejtori i Kopshtit zoologjik, Gjorgji Galetanovski.