ME RASTIN E 75 VJETORIT TË ÇLIRIMIT TË SHKUPIT U PROMOVUA PULLA E RE POSTARE 11.11.2019

Kryetari Petre Shilegov dhe Drejtori i Postave të Maqedonisë, Ejup Rustemi mbajtën sot konferencë për media ne bufenë e Filarmonisë - Parku Ibn Pajko, ku e promovuan pullën e re postare me rastin e shënimit të 75 vjetorit të çlirimit të Shkupit.

 

 

-Në prag të shënimit të 75 vjetorit të çlirimit të Shkupit, dhe si rezultat i bashkëpunimit shumëvjeçar me Postën e Maqedonisë së Veriut, për kënaqësinë e madhe të të gjithëve neve, sot po promovojmë pullën e re postare për nder të këtij jubileu shumë të rëndësishëm për qytetarët e Shkupit. Pullat postare me motive nga Shkupi jonë ishin të pranishme jo vetëm në botimet e postës tonë pas pavarësisë së shtetit, por edhe brenda RSFJ-së, por edhe më herët në kohën kur Shkupi ishte qendër e rëndësishme administrative në suaza të shteteve të tjera që qeverisnin në këto hapësira në të kaluarën. Pullat postare me motive nga Shkupi në të kaluarën kanë luajtur rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave dhe ngjarjeve të shumta kulturore dhe historike, si dhe të bukurive natyrore të qytetit tonë dhe rrethinës së tij - tha Shilegov.

 

 

Ai shtoi se botimet e këtyre pullave postare paraqesin gjithashtu një lloj artefakte historike që flasin për pamjen e mëparshme të qytetit dhe tiparet më të rëndësishme të së kaluarës së tij.

 

 

- Dua të falënderoj shumë Postën e Maqedonisë së Veriut e cila rregullisht i shënon jubilejtë e mëdhenj të Shkupit me botime të pullave postare. Njëkohësisht falënderojë shumë edhe autoren Larisa Donev e cila u kujdes që kjo pullë e re postare të duket kështu Jam i bindur që do të ngjallë interes të madh tek koleksionistët nga e gjithë bota dhe në këtë mënyrë do ta promovojë të kaluarën e lavdishme të Shkupit për të cilën jemi të gjithë krenarë dhe do të jemi krenarë edhe shumë vite të tjera – theksoi  Shilegov në promovimin e sotëm të pullës së re.