NUK QËNDRUAN AS NJË NATË – JANË VJEDHUR FIDANËT E RINJ TE POLIKLINIKA “ÇAIR” 11.11.2019

Autorë të panjohur gjatë natës së kaluar vodhën nëntë fidanë dekorativë nga gjelbërimi publik para Poliklinikës “Çair”, të cilat ekipet  e NP “Parqe dhe gjelbërimi” i mbollën dje. Vjedhja ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa gjelbërimi i rregulluar më parë në këtë lokacion është shkelur dhe shkatërruar. Incidenti është raportuar në polici.

 

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP "Parqe dhe gjelbërimi" këto ditë janë në terren në të gjitha komunat në Shkup dhe po mbjellin fidanë të rinj gjethembajtës dhe gjetherënës për të ripërtërirë rresht drurët e shkatërruar përgjatë rrugëve të qytetit dhe bulevardet dhe për të ngritur të reja. Në këtë aksion të vjeshtës për mbjelljen e fidanëve, do të mbillen fidanë të rinj në vend të fidanëve të vjedhur para Poliklinikës “Çair”.

 

 

Mbjellja e drurëve është prioritet i Qytetit të Shkupit si investim për mjedis të pastër dhe të shëndetshëm jetësor. Shkupi dhe shkupjanët meritojnë të kenë sipërfaqe ë gjelbra dhe të dekoruara bukur. Prandaj, Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që t'i ruajnë drunjtë dhe gjelbërimin tjetër në sipërfaqet e gjelbra publike dhe të kontribuojnë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm jetësor.