
KRYETARJA E QYTETIT TË SHKUPIT, ARSOVSKA U TAKUA ME AMBASADORIN DEJVID GIR, SHEF I DELEGACIONIT TË BE-së NË SHKUP 11.11.2021
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska sot u takua me Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, ambasadorin Dejvid Gir.
Në takim u fol për sfidat që e presin Qytetin e Shkupit, ndërsa Arsovska e informoi ambasadorin Gir për prioritetet e administratës së re në katër vitet e ardhshme me qëllim krijimin e një jete më cilësore për qytetarët, por edhe për përmbushjen dhe realizimin e të gjitha projekteve të parashikuara me programin e Qytetit të Shkupit.

Ambasadori Gir e uroi Arsovskën për zgjedhjen e saj si kryetare e Qytetit të Shkupit, duke i dëshiruar punë të suksesshme dhe zgjerim dhe thellim të bashkëpunimit ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup. Ai shtoi se shpresojnë që qyteti i Shkupit do të vazhdojë të zhvillohet, në mënyrë që të bëhet një qytet më i pastër dhe më ekologjik, qytet i cili ofron shërbime më të mira dhe synon të shndërrohet në një qytet digjital.

- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK