NP “Rrugë dhe rrugica” riparojnë dëmtimet në rrugë dhe vendosin sinjalizim të trafikut 12.2.2022

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe të NP Rrugë dhe rrugica, gjatë ditës së djeshme në bulevardin Shën Klimenti i Ohrid, kanë rinovuar shtyllat fleksibël të shtegut për biçikleta, ndërsa në pjesën nga rruga “Zagrebska” deri te Klinika për fëmijë kanë riparuar gropat goditëse.

Në rrugën Cvetan Dimov dhe Xhon Kenedi gjatë ditës së djeshme janë riparuar pllakat e bekatonit në trotuare, ndërsa para vendkalimit të këmbësorëve te stacioni i vjetër i autobusëve po përgatitet terreni për vendosjen e shenjave të komunikacionit. Në bulevardin Bosnjë dhe Hercegovinë në pjesën me rrugën Lazar Trpovski po bëhet përgatitja për vendosjen instalacionit semaforik, ndërsa në komunat Butel, Karposh dhe Kisella Vodë është duke u vendos sinjalistikë vertikale në disa rrugë dhe bulevarde.

Ekipet e NP Rrugë dhe Rrugica në vazhdimësi detektojnë dhe riparojnë dëmtimet në rrugët dhe bulevardet e qytetit, si dhe kryejnë ndërrimin apo vendosjen e sinjalistikës shtesë të komunikacionit me qëllim të rritjes së sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik.