
Thirrje publike për mbështetje të projekteve të organizatave që punojnë në fushën e mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe shëndetësore 12.2.2022
Qyteti i Shkupit shpalli Thirrjen Publike për mbështetje të projekteve dhe aktiviteteve programore të organizatave që punojnë në fushën e mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe shëndetësore për vitin 2022.
Në suazat e Thirrjes publike, projektet që do të përkrahen me mjete financiare nga ana e Qytetit të Shkupit, duhet të kenë lidhje me Prioritetet, e definuara në Programin për aktivitetet nga fusha e mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe shëndetësore, në qytetin e Shkupit për vitin 2022, dhe atë:
1. Realizimi i mbrojtjes sociale të personave me nevoja të veçanta;
2. Realizimi i mbrojtjes sociale të personave që përdorin droga;
3. Përfshirja shoqërore dhe shërbime sociale për kategoritë në nevojë të qytetarëve;
4. Mundësi të njëjta të grave dhe burrave, mos diskriminim, nxitje dhe zhvillim i vlerave personale dhe shoqërore;
5. Avancimi i mbrojtjes shëndetësore.
Fletëparaqjtja për përkrahje financiare të Organizatave, si dhe Formulari për propozim – projekt mund të merren në ueb faqen e internetit të Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk.
Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është deri më 23.02.2022, deri në orën 15:00
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK