
Kujdestari të rojeve komunale të Qytetit përballë East Gate - 4 shkelje të dorëzuara për hedhje jo të rregullt të mbeturinave 12.3.2022
Inspektorati i Qytetit të Shkupit, përveç kontrolleve të përforcuara, organizoi edhe kujdestari të rojeve komunale të qytetit në lokacionin përballë East Gate Mall, ku periudhën e kaluar qytetarë të pandërgjegjshëm, kanë hedhur mbeturina dhe janë krijuar deponi ilegale.
Këto ditë, rojet komunale të Qytetit në vendngjarje kanë gjetur 4 shkelës dhe ndaj tyre janë shqiptuar dënime përkatëse ligjore. Ekipet e NP Higjiena Komunale menjëherë kanë larguar mbeturinat, dhe hapësira është pastruar plotësisht.
Apelojmë që mbeturinat të hidhen në kontejnerët e mbeturinave, në të kundërtën do të vijojnë sanksione përkatëse sipas Ligjit për pastërti publike. Çdo hedhje e mbeturinave në sipërfaqet publike është shkelje e Ligjit për pastërti publike dhe ndikon në ndotjen e mjedisit jetësor.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK