
Arsovska në konferencë ndërkombëtare në Selanik për shërbimet e reja dixhitale për qytetarët 12.4.2022
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, mori pjesë në konferencën “Qytetet e së ardhmes”, e cila u mbajt në Selanik Kryetarja Arsovska mori pjesë në konferencën ndërkombëtare e organizuar nga Qyteti i Selanikut dhe kompania Cisco në të cilën morën pjesë edhe kryetari i Athinës, Kostas Bakojanis, zëvendëskryetari i Prishtinës, si dhe përfaqësues të Tiranës, Beogradit dhe shumë qyteteve të tjera të rajonit. Në kuadër të konferencës u mbajtën panel diskutime dhe u shkëmbyen përvoja dhe praktikat e mira, ku të pranishmit diskutuan për dixhitalizimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë të qyteteve.
Kryetarja Arsovska foli për projektet e realizuara nga Qyteti i Shkupit në krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për qytetarët.
- Qyteti i Shkupit është duke punuar në disa projekte, ku njëri ndër më të mëdhenjtë është ndërtimi i stacionit pstrues që do të pastrojë mbi 90 për qind të ujërave të zeza urbane, projekt me vlerë mbi 160 milionë euro, që është edhe projekti më i madh eko-kapital. në rajon. Jemi duke punuar në disa projekte ku përmes përdorimit të mjeteve digjitale krijohen zgjidhje cilësore dhe të qëndrueshme për qytetarët, - tha Arsovska.
Arsovska në këtë ngjarje foli edhe për nevojën e rritjes së bashkëpunimit rajonal, para së gjithash përmes shkëmbimit të përvojave pozitive dhe praktikave të mira për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetet.
- Qyteti i Shkupit angazhohet të ofrojë shërbime digjitale për qytetarët, për tejkalim më të lehtë të sfidave, me të cilin do të arrihet vetëqeverisje lokale më funksionale. Ajo theksoi se Qyteti i Shkupit është pjesë e rrjetit të qyteteve nga Ballkani B40 (B40 Balkan cities network) që synon të rrisë bashkëpunimin e ndërsjellë për çështjet kyçe që prekin qytetet në rajon, si transformimi dixhital, tranzicioni i gjelbër dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK