REGJIM I RI I PËRKOHSHËM I TRAFIKUT NË URËN GOCE DELLÇEV 12.8.2019

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se prej nesër (13.08.2019, e martë), do të ketë regjim të ri të përkohshëm të trafikut për shkak të aktiviteteve ndërtimore që janë duke u zhvilluar aty për realizimin e projektit "Rindërtimi i dilatimeve të urës Goce Delçev në të dy drejtimet".

Nesër (13.08.2019, e martë), gjatë punimeve ndërtimore, trafiku në pjesën nga QT “Mavrovasja” drejt Qeverisë do të zhvillohet në njërën korsi rrugore, ndërsa trafiku nga Posta drejt Pallatit gjyqësor do të zhvillohet në dy korsi rrugore.

Ky ndryshim i përkohshëm do të zbatohet vetëm më datë 13.08.2019.

Nga 14.08.2019 (e mërkurë) deri më 19.08.2019 (e hënë) nën regjimin e përkohshëm të trafikut do të jetë vetëm pjesa nga QT “Mavrovasja” drejt Qeverisë dhe do të zhvillohet në njërën korsi rrugore, ndërsa trafiku nga Posta drejt Pallatit gjyqësor do të zhvillohet  normalisht.

Shenjat e vendosura që tregojnë trafikun e përkohshëm në pjesën nga Posta deri te  Pallati gjyqësor do të qëndrojnë në bulevard deri në përfundimin e punimeve të trotuarit, ndërsa barrikadat do të vendosen në skajet e trotuarit për siguri gjatë punimeve në trotuar.

Fazat e implementimit të regjimit të përkohshëm të trafikut janë me një kohëzgjatje totale prej 40 ditësh, respektivisht nga 09.07.2019 deri më 19.08.2019.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që ta respektojnë sinjalizimin e vendosur të trafikut dhe t'i përmbahen regjimit të përkohshëm të trafikut. Në të njëjtën kohë, i lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë durim dhe mirëkuptim për shkak të zhvillimit eventual me pengesa të trafikut në këtë pjesë të qytetit.