38 BUJQ JANË PARAQITUR NË QYTETIN E SHKUPIT PËR PASTRIMIN FALAS TË STËRNISHTAVE 12.9.2019

Në aksionin e Qytetit të Shkupit për mbledhjen falas të mbeturinave bimore nga arat dhe stërnishtat, me qëllim për të parandaluar djegien e tyre deri tani janë paraqitur 38 persona. Në përputhje me dinamikën dhe planin e punës, janë pastruar 25 stërnishta. Me pesë kamionë, janë mbledhur gjithsej 100 metra kub mbetje bimore dhe janë dërguar në deponinë Drislla. Sot mbetjet po grumbullohen me një kamion më të vogël nga vendet me sasi më të vogël të mbetjeve, dhe të gjitha stërnishtat e raportuara pritet të pastrohen deri në fund të kësaj jave.

Të gjithë bujqit nga komunat e Shkupit mund të lajmërohen në numrin e telefonit 071 395 395 dhe të punësuarve në Qytetin e Shkupit t’ua lënë të dhënat e tyre, çdo ditë pune nga ora 08 deri në orën 20, ndërsa Qyteti sipas një plani dhe orari të përcaktuar paraprakisht, në zona, falas do të mbledhë mbetjet bimore dhe do t’i deponojë në Drisla.

Qyteti i Shkupit është njësia e parë e vetëqeverisjes lokale e cila fillon fushatën për eliminimin e djegies së arave dhe stërnishtave, me qëllim zvogëlimin e  ndotjes së ajrit dhe ruajtjen e pjellorisë së truallit. Djegia e stërnishtave, barërave të këqija dhe mbetjeve të tjera bimore shkatërron mikroflorën dhe faunën e shtresës së punueshme të truallit, - atë që e bën truallin të gjallë, pjellor dhe ripërtëritës. Gjithashtu, djegia e stërnishtave dhe sipërfaqeve bujqësore në kushtet e motit kur kemi temperatura të larta, janë faktor i cili luan rol të madh në shfaqjen e zjarreve, të cilat përveç dëmit shumë të madh që u shkaktojnë kulturave bujqësore, përbëjnë një rrezik serioz edhe për jetën e njeriut.

Prandaj, në periudhën deri më 30-të shtator Qyteti i Shkupit do të jetë në dispozicion të të gjithë bujqve të cilët kanë çfarëdolloj mbetjeje nga të vjelat dhe me ndihmën tonë, falas këto mbetje do të largohen nga fushat në mënyrë që të pengojmë djegien e tyre

Fushata për edukimin nga pasojat e dëmshme të djegies së stërnishtave realizohet Në bashkëpunim me ndërmarrjet publike të qytetit, UNDP-në dhe MDC-Тi.net.