
PO PASTROHEN INTENSIVISHT DEPONITË E PALIGJSHME NË SHKUP 12.11.2021
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska inspektoi aktivitetet për pastrimin intensiv të deponive të paligjshme në komunat e Butelit, Sarajit dhe Karposhit.
Qyteti i Shkupit tashmë filloi me pastrimin e deponive të paligjshme të identifikuara nëpër vendbanime në shumë lokacione në Qytetin e Shkupit.
- Në këto 82 ditë të para të mandatit tim si kryetare e Qytetit do të punojmë në realizimin e të gjitha projekteve të parashikuara afati i zbatimit të të cilave është pikërisht 82 ditë, dhe pastrimi i deponive është një nga prioritetet kryesore. Në këto lokacione parashikohen sipërfaqe të reja të gjelbra, dhe shkupjanët do të kenë një metropol të pastër, të gjelbër dhe modern evropian – deklaroi Arsovska gjatë inspektimit të aktiviteteve në terren.
Me rehabilitimin e të gjithave deponive të paligjshme në territorin e Shkupit, do të kontribuohet në mënyrë të ndjeshme në zvogëlimin e ndotjes së ajrit, si dhe ndotjes dhe ujërave dhe tokës.
Në të njëjtën kohë, në bashkëpunim me komunat e tjera të qytetit, por edhe në bashkëpunim me shoqatat dhe qytetarët identifikohen lokacione shtesë në të cilat ekzistojnë deponi të paligjshme.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK