PAS 8 VITESH, MË NË FUND LIROHET SHTEGU NË BREGUN E LUMIT VARDAR, TEK URA E RE PËR KËMBËSORË NË QENDËR 12.1.2021

Ekipet e Qytetit të Shkupit filluan pastrimin e bregut të lumit Vardar rreth urës së re r këmbësorë pranë ndërtesës së Teatrit Kombëtar Maqedonas.

Kjo pjesë e bregut të lumit Vardar për afro 8 vjet nuk ishte e kalueshme për këmbësorët dhe çiklistët për shkak të punimeve ndërtimore dhe materialit të grumbulluar për shkak të ndërtimit të ′′Rrotës Panoramike".

Ndërtimi i urës është gati, ′′Rrotë Panoramike′′ nuk do ketë, dhe tani po punohet që më në fund ta lirojmë këtë pjesë të bregut të lumit Vardar, kështu që qytetarët mund ta përdorin atë pa pengesa.

Deri më tani nga kjo pjesë e bregut janë larguar 27 metra kub material ndërtues. Pastrimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Është e rëndësishme të theksohet se aktivitetet e Qytetit të Shkupit për pastrimin e bregut të lumit Vardar vazhdojnë edhe këtë vit. Janë pastruar dhe rregulluar shtigjet për këmbësorë, kalldërma, guri dhe shtrati i lumit.