SHTYLLA TË REJA DHE RIPARIMI I TROTUAREVE DHE SHTIGJEVE PËR KËMBËSORË NË SHKUP 12.2.2020

 

Ekipet e NP "Rrugët dhe rrugica” në periudhën e kaluar kryen riparim në rrugën 11 Tetori para ndërtesës së Kuvendit, punuan në riparimin e dëmtimit të rrugëve të Shkupit, riparuan shtyllat mbrojtëse nga ura Todor Aleksandrov, dhe rikonstruktuan skajoret dhe trotuaret, si dhe shtigjet për këmbësorë.

Janë vendosur dh zëvendësuar shtyllat mbrojtëse të dëmtuara në rrugën Shën Qirili dhe Metodi, janë vendosur platoja për ngadalësimin e trafikut në rr. Brigada e 12-të maqedonase, në afërsi të qendrës tregtare në lagjen Lisiçe dhe në bul. ASNOM janë vendosur gypa për kabllo të instalacionit të semaforëve. Në bul. Nikolla Karev (Rruga e plastikave) është hequr shtylla gjysmë-portale e semaforit. Në rrugën Vostaniçka janë riparuar trotuaret dhe janë vendosur skajore të reja të mëdha, ndërsa ekipet po punojnë për ngritjen e vertikales së re, kontrollin e sinjalizimit ekzistues dhe shenjëzimin e sinjalizimit horizontal rrugor.