ËSHTË ZVOGËLUAR NUMRI I ZJARREVE NË AMBIENT TË HAPUR 12.3.2020

Brigada e Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit në periudhën nga data 05.03 deri 11.03.2020 në numrin e telefonit 193, që është pjesë e fushatës "Raporto zjarr në ambient të hapur", ka regjistruar 5 paraqitje nga qytetarët. Nga numri i përgjithshëm i thirrjeve, në dy raste zjarrfikësit dolën në terren me automjete zjarrfikëse dhe shuan zjarrin që digjej në ambient të hapur. 3 raportimet tjera nga qytetarët iu përcollën inspektorëve të Qytetit të Shkupit për të filluar procedurë kundër autorëve.

Në sezonin me rritje të ndotjes së ajrit, Qyteti i Shkupit e vazhdoi fushatën për raportimin e zjarreve në ambiente të hapura në numrin falas 193. Qyteti i Shkupit përmes Inspektoratit të tij dhe Njësisë territoriale për mbrojtje nga zjarret, në bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale, Ministrinë e punëve të brendshme dhe Kryqin e Kuq organizon ekipe të përziera që punojnë 24 orë në ditë dhe përballen me zjarre në ambiente të hapura.

Kjo fushatë po realizohet për të tretin vit radhazi dhe deri më tani ka pasur rezultate të shkëlqyera.

Qyteti i Shkupit dhe Brigada e zjarrfikësve u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë të gjitha rastet e zjarreve në ambiente të hapura, në mënyrë që zjarri të shuhet sa më shpejt ndërsa autorët të sanksionohen.