LSDM gënjen në vazhdimësi, bileta në NTP është një projekt që e krijuan ata vetë si zgjidhje, dhe tani po zbatohet 12.4.2022

LSDM sërish gënjen dhe manipulon qytetarët për biletën e re të NTP-së.

Përkatësisht, bileta që tani do të shitet për 120 denarë dhe qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë disa herë në ditë, pa limit për një periudhë prej 24 orësh, është një zgjidhje tashmë e prezantuar nga udhëheqja e mëparshme e qytetit, dhe e njëjta tani po zbatohet.

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me NTP-në në vazhdimësi do të punojnë në përmirësimin e kushteve të udhëtarëve, përkatësisht shfrytëzuesve të transportit publik, edhe pse LSDM-ja vazhdon të bëjë përpjekje për të spinuar informacionet dhe të punojë në dëm të qytetarëve.