
72 automjete u gjetën në sipërfaqe të gjelbra 12.4.2022
Gjatë javës së kaluar, inspektorët e Qytetit të Shkupit gjatë kontrollit të rregullt sanksionuan 72 qytetarë të cilët automjetet e tyre i kanë parkuar në sipërfaqe të gjelbra. Automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme nga hapësirat e gjelbra publike janë mënjanuar me automjetet speciale karrotrec.
Gjatë kontrolleve, inspektorët kanë shqiptuar 14 gjoba për parkim në sipërfaqe të gjelbër, përkatësisht u kanë lënë shkresa për gjobë sipas Ligjit për Gjelbërim Urban.
Qyteti i Shkupit vazhdon mbikëqyrjen e intensifikuar inspektuese për të mundësuar respektimin e dispozitave ligjore, ndërsa Inspektorati vazhdon me kontrollet e intensifikuara në hapësirat publike. Të gjithë ata që nuk respektojnë ligjin do të sanksionohen pa dallim.
Inspektorët u bëjnë thirrje qytetarëve të denoncojnë drejtuesit e pandërgjegjshëm që parkojnë në hapësirat e gjelbra, në mënyrë që të dalin në terren dhe t'i sanksionojnë. Njëkohësisht u bëjnë apel qytetarëve që të ruajnë gjelbërimin publik dhe hapësirat e tjera publike, ndërsa automjetet t'i parkojnë vetëm në parkingjet e shënuara nëpër qytet.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK