RADARËT KOMUNAL NË TERREN – EDUKOHEN QYTETARËT T'I PËRDORIN SI DUHET KONTEJNERËT E RINJ GJYSMË NËNTOKËSORË NË SHKUP 12.6.2020

Në periudhën e ardhshme, radarët komunalë të Qytetit të Shkupit do të edukojnë qytetarët se si t'i hedhin si duhet mbeturinat në kontejnerët e rinj gjysëm nëntokësor të vendosur në rrugën Nikolla Rusinski, prapa qendrës tregtare "Leptokaria" në Karposh 3. Qëllimi i këtij aktiviteti është përmirësimi i higjenës publike në sipërfaqet publike, si dhe për të mundësuar grumbullimin e shpejtë dhe efikas të mbeturinave nga amvisëritë.

Dy ditë më parë, Qyteti i Shkupit nisi pilot projekt për të testuar një lloj të ri të kontejnerëve të mbeturinave të amvislrive - kontejnerë gjysmë nëntokësorë

Për këtë qëllim në rr. Nikolla Rusinski, prapa QT “Leptokaria” në Karposh, janë vendosur 6 kontejnerë të tillë, 2 prej të cilëve janë me kapacitet prej 3 metra kub, dhe 4 me kapacitet prej 5 metër kub. Këto kontejnerë kanë përparësi të caktuara ndaj llojeve të tjera nga të cilët mund të dallohen për shkak të kapacitetit më të madh, pjesës së vogël mbitokësore, shkarkimit më të shpejtë, mundësinë për mbylljen dhe jetë më të gjatë të përdorimit

Ky pilot projekt gjithashtu ofron mundësi për përzgjedhjen e mbeturinave dhe qytetarët përveç selektimit të mbeturinave komunale do të mund të selektojnë edhe mbeturinat elektronike dhe ato të rënda.

Në periudhën testuese disa mujore në kuadër të këtij pilot projekti do t'i shohim të gjitha përparësitë dhe sfidat e përdorimit të këtyre kontejnerëve të mbeturinave të amvisërive, e pastaj do të bëhen analiza të kujdesshme mbi përfitimin e investimit në kontejnerë të këtillë.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që t'i hedhin siç duhet mbeturinat nga amvisëritë duke i përdorur enët për mbeturina ekskluzivisht në përputhje me qëllimin e tyre dhe të hedhin mbeturinat në kohën e caktuar, pra nga ora 19:00 deri në ora 22:00, në qese plastike të mbyllura, duke mos lënë ushqime dhe veshje jashtë kontejnerëve.