SHUMË VENDIME PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMUNAL DHE PROGRAME PËR PUNË NË SEANCËN E SOTSHME TË KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 12.7.2021

Një numër i madh vendimesh për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal midis Qytetit të Shkupit dhe komunave të Shkupit, për realizimin e projekteve infrastrukturore, janë pikat kryesore të seancës së 74-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Me pikën e parë parashikohet bashkëpunimi ndërkomunal me Komunën e Aerodromit për ndërtimin e 5 rrugëve në këtë komunë, për realizimin e të cilave nevojiten 83 milion denarë, ndërsa Qyteti i Shkupit do të marrë pjesë me mjete financiare në vlerë prej 16,6 milion denarë . Pika e dytë parashikon bashkëpunimin ndër-komunal me Komunën e Shuto Orizares për rindërtimin e rrugës Gvadalahara, në pjesën nga rruga Boca Ivanova deri te xhamia në gjatësi prej 900 metrash. Qyteti i Shkupit do të marrë pjesë në realizimin e këtij projekti me mjete financiare në vlerë prej 3.5 milion denarë.

Këshilli i Qytetit të Shkupit do të diskutojë edhe për Propozim-Vendimin për dhënien e donacionit QT Mavrovasja, me të cilin Qyteti i Shkupit do të dhurojë projektin dhe realizimin e çatisë së re të gjelbër që do të bëhet te QT Mavrovasja. Donacioni përbëhet nga rikonstruksioni - ndërtimi i çatisë së gjelbër, me faza me të cilat do të përfshihen arkitektura dhe hortikultura, si dhe elektroteknikën, ndërsa vlera e tij vlerësohet në rreth 45 milion denarë përfshirë TVSH-në.

Në drejtim të rritjes së mbrojtjes të lokalitetit Park – pylli Gazi Baba, Këshilli i Qytetit të Shkupit do të diskutojë Propozim -Vendimin për fillimin e procedurës për shpronësim të pasurive të paluajtshme në zonën e Park- pyllit Gazi Baba. Me këtë, parashikohet fillimi i   procedurës për shpronësimin e 5 parcelave kadastrale të vendosura në zonën e lokalitetit "Park -pylli Gazi Baba”, me sipërfaqe totale prej 8,492 m2 dhe vlerë të vlerësuar prej 50.952.000 denarë.

Përveç këtyre, Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancë do të diskutojë edhe për një numër të Programeve për punë të Qytetit dhe ndërmarrjeve publike, si dhe për disa vendime për subvencione për ndërmarrjet publike të qytetit.