Arsovska: Në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve për herë të parë u formua Kuvendi i të Rinjve i Qytetit të Shkupit 12.8.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot, me rastin e Ditës Botërore të të Rinjve, nënshkroi aktvendimin për formimin e Kuvendit të të Rinjve të Qytetit të Shkupit, i cili themelohet për herë të parë në Qytetin e Shkupit, në përputhje me Ligjin për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politika Rinore. 

Në kuadër të kremtimit të sotëm, kryetarja Arsovska u takua me përfaqësuesit e Këshillit Iniciues për themelimin e Kuvendit të të Rinjve të Qytetit të Shkupit, të cilët e informuan për aktivitetet përgatitore për organizimin e seancës konstituive të Kuvendit të të Rinjve të Qytetit të Shkupit.

Këshilli Iniciues, pas zbatimit të Thirrjes publike për pjesëmarrje në Kuvendin Konstituiv të të Rinjve të Qytetit të Shkupit, zgjodhi delegatët  e Kuvendit në të cilin anëtarësohen përfaqësues të organizatave rinore, organizatave për të rinj, forumeve rinore të partive politike, organizatave shkollore dhe studentore dhe formave të tjera të shoqatave rinore.

Kuvendi i të Rinjve i Qytetit të Shkupit zgjedh anëtarët e Këshillit Lokal Rinor të  Qytetit të Shkupit, të cilët në përputhje me legjislacionin përfaqësojnë interesat e të rinjve dhe krijojnë politika të dedikuara për të rinjtë në territorin e qytetit të Shkupit.

Qyteti i Shkupit punon me përkushtim për përmirësimin e kushteve të jetesës së të rinjve, dhe formimi i Këshillit Lokal Rinor do të kontribuojë në mënyrë të ndjeshme në rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrjen në interes të tyre në nivel lokal.