PËRFUNDOI RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS VASIL GJORGOV NË KAPISHTEC 12.11.2020

Sot, përfundoi rindërtimi i rrugës Vasil Gjorgov në pjesën nga rruga Franklin Ruzvelt  deri në bulevardin Nënë Tereza, njëra nga arteriet kryesore të trafikut në lagjen Kapishtec në qendër të qytetit.

- Përfundoi dhe zyrtarisht ofensiva e madhe ndërtimore e Qytetit të Shkupit në rindërtimin, rikonstruksionin dhe ndërtimin e infrastrukturës së re me  vënien në përdorim të dy rrugëve kryesore të fundit, pra në këtë rrugë ku ndodhemi sot Vasil Gjorgov dhe bulevardi 8 Shtatori, para pishinës dhe hotelit Aleksander Palas.  Gjatë kësaj vjeshte, kemi kryer rindërtime serioze të mbi 40 km të infrastrukturës. Njëra nga aktivitetet kryesore ishte bulevardi Aleksandri i Maqedonisë, u rindërtuan plotësisht rrugët Vasil Gjorgov , bulevardi 8 Shtatori, 11 Tetori para Tregut të Gjelbër, rruga Vostaniçka me të gjitha lidhjet e furnizimit me ujë, dhe mendoj se patëm një vjeshtë të suksesshme në rindërtimin e infrastrukturës. Ka mbeten edhe këtu në Vasil Gjorgov dhe në disa nga pjesët ku kemi punuar të rregullohen shtigjet për biçikleta dhe trotuaret me qëllim që të përfundojmë këtë proces. Nuk ndalemi këtu, paketa e re e qytetit tashmë është gati dhe gjatë njëzet ditëve të ardhshme duhet të fillojë vazhdimi i ndërtimit të bulevardit Nikolla Karev nga kazerma Ilinden deri në pikëlidhësen me Momin Potok dhe pastaj duhet të hyjmë në zgjidhjen e plotë të trafikut në pikëlidhësen me Momin Potok e cila është një nga nyjet kryesore të trafikut - tha Shilegov.

Në rrugën Vasil Gjorgov, u bë rikonstruksion i plotë në një gjatësi prej rreth 1.000 metrash, u rikonstruktuan pjesët e dëmtuara të trotuareve, u zëvendësuan bankinat e dëmtuara, si dhe korrigjime në kryqëzimin me rrugën Franklin Ruzvelt.

Vlera e projektit është rreth 20 milion denarë përfshirë TVSH-në, dhe rindërtimi përfundoi brenda periudhës së parashikuar prej 45 ditësh.

Kryetari Shilegov falënderoi bashkëqytetarët e tij për durimin dhe mirëkuptimin e nevojës për një ofensivë të tillë ndërtimore intensive.