NDIHMË FINANCIARE PËR NDËRMARRJET PUBLIKE TË QYTETIT PËR TU BALLAFAQUAR ME PASOJAT NGA PANDEMIA KOVID 19 12.11.2020

Këshilli i Qytetit të Shkupit sot do të mbajë seancën e 9-të të jashtëzakonshme për të diskutuar dhënien e ndihmës financiare (subvencioneve) për ndërmarrjet publike të qytetit, për tu ballafaquar me pasojat financiare të shkaktuara nga kriza e pandemisë kovid 19.

Me vendimin e parë, Këshilli do të diskutojë transferimin e mjeteve financiare, të alokuara nga Buxheti i RMV, të siguruara me buxhetin e fundit plotësues, për subvencione për NQP "Shkup" - Shkup, ku do të ndahet ndihmë financiare e pakthyeshme për NQP "Shkup" - Shkup në shumë prej 45,000 .000 denarë.

Gjithashtu këshilli i Qytetit të Shkupit do të diskutojë për vendime të veçanta, ku me mjetet nga Buxheti i Qytetit të Shkupit, për shkak të vështirësive në punë të shkaktuara nga kriza me pandeminë e koronës, duhet të ndahen subvencione në shumë totale prej 75,000,000 denarë ose 40,000,000 denarë për NP "Higjiena Komunale", 15,000,000 denarë për NP "Ujë dhe Kanalizime" dhe 20,000,000 denarë për NP "Parqe dhe Gjelbërime".

Plotësuese, Këshilli do të diskutojë edhe për vendimin për subvencionimin e NP "Parqe dhe Gjelbërime" për prokurimin e dy sistemeve për zbulim të hershëm të zjarreve, për të cilat do të ndahet subvencion në vlerë prej 14,160,000 denarë, si dhe për Vendimin për dhënien e pëlqimit për Çmimoren e materialit mbjellës të NP "Parqe dhe Gjelbërime" - Shkup.