Arsovska: Jam njeri që nuk bie nën presione 13.1.2022

“Nuk jam njeri që i nënshtrohem presioneve apo ndikimeve. Besoj se duhet të punohet me të gjitha institucionet, individët. Besoj se duhet të ndërtohet partneritet i bazuar në besim. Sa i përket pozicioneve, gjithmonë duhet të zgjidhen njerëzit më të mirë dhe cilësorë. Nëse vendosni personin e gabuar në një pozicion të caktuar, do të ketë rezultate të këqija. Tani në këtë moment, besoj se ky duhet të jetë synimi i kujtdo që dëshiron të drejtojë me sukses një institucion të caktuar. Të ketë cilësi, njerëz të realizuar, njerëz të ndershëm dhe përmbushës. Dhe, njerëz që duan të dëshmohen me rezultate”, tha kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, në lidhje me emërimet e drejtorëve në ndërmarrjet publike në intervistën Click Plus, në TV 21.

Ajo theksoi se më e rëndësishmja është të mbrohet interesi i shkupjanëve dhe Shkupi të shndërrohet në një metropol moderne evropiane ashtu siç e meritojnë. Arsovska është e sigurt se do të ketë sukses në këtë synim.