NP “Parqe dhe Gjelbërime” e rregullon parkun “Skulptura” në komunën e Gazi Babës 13.2.2022

Gjatë ditëve të kaluara ekipet e terrenit të NP “Parqe dhe Gjelbërime”, kanë gjelbëruar rripat e gjelbër përgjatë rrugëve nëpër qytet, si dhe në disa parqe nëpër vendbanimet e komunave të Shkupit.

Në Brigadën e 16-të maqedonase në komunën e Gazi Babës filloi realizimi i rregullimit hortikulturor të parkut “Skulptura” me sipërfaqe të përgjithshme prej 4200 m2. Do të ndërhyhet në të gjithë vegjetacionin, si dhe do të vendoset sistem për ujitje, që do të mundësojë mirëmbajtjen e vazhdueshme të gjelbërimit. Gjelbërimi i planifikuar përbëhet nga fidane gjethembajtëse dhe gjetherënës, të cilët funksionalisht dhe estetikisht i përgjigjen hapësirës së cilës i janë përshtatur sipas kushteve klimatike.

Zgjedhja e fidanëve bëhet mes llojeve që janë të përshtatshme nga ana hortikulturore për këtë rregullim, ku me fidane gjethembajtëse gjelbërohet rripi ndërmjet rrugës dhe parkut, gjë me të cilën mbrohen vizitorët nga zhurmat e shkaktuara nga mjetet motorike.