Njoftim për rikonstruksionin e rr. “Radishanska” 13.2.2023

Qyteti i Shkupit në vazhdimësi realizon projektet nga programi i zgjedhur nga qytetarët, i cili përmban kërkesat kyçe për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit.

Me përmbushjen e premtimit për rindërtimin e plotë të njërës prej rrugëve më të rëndësishme nën kompetencat e Qytetit të Shkupit në komunën e Butelit, rruga “Radishanska” po rikonstruktohet në gjatësi prej 1.100 metrash.


Rikonstruktuam rrugën automobilistike me sipërfaqe 7.363 m2, bordurat dhe trotuaret, dhe qytetarët e kësaj pjese të qytetit do të kenë rregullim adekuat të parterit dhe rikonstruksion të stacionit të fundit të autobusit në linjën numër 57.