
Qyteti i Shkupit financon 177 projekte nga sfera e kulturës, janë ndarë 13.300.000 denarë për programe dhe projekte të rëndësishme dhe reale për qytetarët 13.4.2022
Qyteti i Shkupit miratoi vendimin për ndarjen e 13.300.000 denarëve të planifikuara për projekte në fushën e kulturës në vitin 2022.
Në thirrjen publike të shpallur në tetor të vitit të kaluar, të gjithë të interesuarit janë ftuar të dorëzojnë kërkesën e tyre për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2022, të dedikuara për financimin e programeve dhe projekteve në fushën e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit.
Në thirrjen pulike kanë aplikuar 564 aplikues dhe Qyteti i Shkupit ka sjell vendim për të mbështetur 177 projekte.
Në fushën e arteve pamore dhe artit të mediave të reja janë mbështetur 29 projekte me vlerë të përgjithshme prej 1.482.000 denarë;
Në fushën e artit skenik janë mbështetur 24 projekte me vlerë të përgjithshme prej 2.785.000 denarë;
Në fushën e artit muzikor janë mbështetur 65 projekte me vlerë të përgjithshme prej 6.433.000 denarë;
Në fushën e veprimtarisë botuese dhe bibliotekarisë janë mbështetur 20 projekte me vlerë të përgjithshme prej 960.000 denarë;
Në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar janë mbështetur 24 projekte me vlerë të përgjithshme prej 1.100.000 denarë;
Në fushën e turizmit kulturor, promovimit të trashëgimisë kulturore dhe veprimtarisë muzeale janë mbështetur 15 projekte me vlerë të përgjithshme prej 540.000 denarë;
Lista e projekteve të mbështetura:
https://skopje.gov.mk/media/8374/reshenie-za-poddrzani-proekti-od-javen-povik-za-kultura-2022.pdf
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK