Spërkatja nga ajri kundër mushkonjave zhvendoset një ditë më parë 13.9.2022

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se për shkak të kushteve të pafavorshme të motit të paralajmëruar gjatë ditëve në vijim, dezinsektimi nga ajri në territorin e qytetit të Shkupit kundër mushkonjave i paralajmëruar për datat 16.09.2022 (e premte) dhe 17.09.2022. (e shtunë) zhvendoset dhe do të realizohet me datë 15.09.2022 (e enjte) dhe 16.09.2022 (e premte), në orët e para të mëngjesit.

Nëse kushtet e motit përkeqësohen më tej dhe nuk lejojnë spërkatjen, dezinsektimi do të kryhet në të njëjtën kohë ditën e parë pasardhëse kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme.               

Njoftohen bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen në kohë të bletëve.