Arsovska: Të shikojmë drejt së ardhmes dhe t’i kapërcejmë dallimet që Shkupi përsëri të jetë qytet i solidaritetit dhe bashkëjetesës 13.11.2021

Për nder të 13-Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shkupit, delegacione nga vendi dhe të huaja sot vendosën lule para Monumentit të Çlirimtarëve, në sheshin para Qeverisë.

- Sot kemi mundësi të jetojmë në një qytet të lirë, por ky është edhe amaneti që na lanë ata të cilët u sakrifikuan që ne të kemi të ardhme. Të shikojmë drejt së ardhmes, të jetojmë të tashmen duke shpresuar se do mundemi t’i kapërcejmë dallimet dhe përsëri ta bëjmë Shkupin qytet të solidaritetit dhe bashkëjetesës. E di që shkupjanët mund të bashkohen dhe e di se ne të gjithë së bashku do të fillojmë të realizojmë vizionin për Shkupin modern, evropian dhe më të mirë. Nuk është e rëndësishme që vetëm ta festojmë këtë ditë. E rëndësishme është që çdo ditë të kujtojmë sakrificën që bënë luftëtarët, që ne sot të jetojmë në Shkupin e lirë dhe në Maqedoninë e lirë, tha Arsovska në fjalën e saj në solemnitetin para Monumentit të Çlirimtarëve.

Para Monumentit të Çlirimtarëve foli edhe kryetari i organizatës së qytetit të Lidhjes së Luftëtarëve të LANÇM-së, Naum Burevski, i cili tha se lufta për Shkupin e lirë u përket të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

- Kjo është një nga festat më të rëndësishme të Shkupit. Sot kujtojmë aktin heroik të Brigadës së 12-të, 16-të dhe Brigadës së 3-të Sulmuese të cilat para 77 vitesh çliruan Shkupin. Në afërsi të Shkollës së atëhershme të Mësuesve, u zhvillua një nga betejat kryesore për çlirimin e qytetit tonë, ku flijuan jetën e tyre shumë luftëtarë – tha Naum Burevski, kryetar i organizatës së qytetit të Lidhjes së Luftëtarëve të LANÇM-së.