U vendosën lule në varrezat partizane në Butel dhe në varrin e gjeneralit Mihajlo Apostolski 13.11.2021

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska,vendosi lule sot para monumentit të Çlirimtarëve të qytetit të Shkupit në varrezat e Partizane "Butel" dhe para monumentit te gjeneralit Mihajlo Apostolski në varrezat e qytetit "Butel", me rastin e shënimit të 13 Nëntorit, ditës së Çlirimit të Shkupit.

Në varrezat në Butel lule vendosën edhe delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut; delegacioni i Bordit të Qytetit të Lidhjes së Luftëtarëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare - Shkup; delegacion nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, delegacion nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut; Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut; delegacioni i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së; delegacionet nga komunat e Qytetit të Shkupit; delegacioni nga i institucionet publike dhe kulturore të Qytetit të Shkupit; delegacioni i Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, si dhe delegacionet e korit diplomatik, qytetarë dhe institucione.