
U vendosën lule në varrezat partizane në Butel dhe në varrin e gjeneralit Mihajlo Apostolski 13.11.2022
Më 13 nëntor, para 78 viteve, luftëtarët e divizionit 42 dhe 50 të Ushtrisë Maqedonase dhe Brigadës së16-të maqedonase, e çliruan Shkupin nga okupimi fashist.

Për nder të 13 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shkupit, një delegacion nga Qyteti i Shkupit, sot vendosën lule para Përmendores të çlirimtarëve të qytetit të Shkupit në varrezat partizane "Butel" si dhe para monumentit të gjeneralit Mihajlo Apostolski në varrezat e qytetit "Butel".

Në varrezat në Butel lule vendosën edhe delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë; Delegacioni i Lidhjes së Luftëtarëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare - Shkup; delegacion nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë; delegacion nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë; delegacion nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut; delegacion i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së; delegacione nga komunat e Qytetit të Shkupit; delegacione nga ndërmarrjet publike dhe institucionet publike kulturore të Qytetit të Shkupit; delegacion i Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, si dhe delegacione të trupit diplomatik, qytetarë dhe institucione.
- ВЕСТИ
- 08.02.2023 - Qyteti i Shkupit siguroi ndihmë financiare për Turqinë dhe Sirinë
- 07.02.2023 - Qyteti i Shkupit dërgoi një ekip të Brigadës zjarrfikëse në Gaziantep
- 06.02.2023 - Ngushëllime kryetarit të Gaziantepit
- 01.02.2023 - Është pajisur kabinet me kompjuterë në shkollën e mesme në Komunën e Sarajit
- 01.02.2023 - Qyteti i Shkupit e vazhdon bashkëpunimin me Lidhjen e Shoqatave të Pensionistëve të Qytetit të Shkupit dhe Lidhjen e Luftëtarëve
- 27.01.2023 - Njoftim publik
- 24.01.2023 - Rekomandime për komunat në qytetin e Shkupit
- 23.01.2023 - Inspektimi i punimeve ndërtimore në bulevardin "Mitopolit Teodosij Gologanov".
- 23.01.2023 - Njoftim nga vizita e kryetares Arsovska në NP “Parkingu i Qytetit”
- 22.01.2023 - Inspektimi i punimeve ndërtimore në bulevardin "Mitropolit Teodosij Gologanov".