
Ceremonia solemne e ndarjes së çmimit 13 Nëntori 13.11.2022
Në këtë datë dhe ngjarje të rëndësishme historike të historisë sonë - 13 Nëntori, shprehim falënderim dhe mirënjohje të pafund për luftëtarët që luftuan vendosmërisht dhe guximshëm, dhe e çliruan Shkupin tonë 78 vjet më parë. Në atë Shkupin tonë të lirë jetuan dhe krijuan edhe fituesit e sontëm të çmimit prestigjioz, ndërsa këto data janë një rikujtim për të gjithë ne se duhet të punojmë shumë për të krijuar një të ardhme më të mirë për brezat pas nesh, për të krijuar një vend ku ata do të duan ta ndërtojnë jetën e tyre, pra të krijojmë një Shkup modern me të cilin të gjithë do të krenohemi.
Fituesit e Çmimit “13 Nëntori” i Qytetit të Shkupit për vitin 2022 janë:
Nga fusha e publicistikës:
- Dr. IGOR RADEV
për kontribut të veçantë në fushën e veprimtarisë letrare-përkthimit
2. LJUPÇO JOLEVSKI
për katër dekada punë intensive dhe profesionale në gazetari
Nga fusha e arsimit dhe edukimit:
- Prof. Dr. VESNA MOJSOVA – ÇEPISHEVSKA
për publikimin e monografisë „Koneski si testament“ dhe suksesin e vazhdueshëm në fushën e kulturës në periudhën e kaluar
2.Prof. Dr. RISTO MALÇESKI
për ngritjen e platformës online www.matematickitalent.mk gjatë kohës së pandemisë dhe në kohën kur Republika e Maqedonisë po përballet me mungesën e teksteve shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm
Nga fusha e kulturës:
- ARLINDA KALISI
për kontribut shumëvjeçar si redaktore e manifestimeve kulturore dhe autore e emisionit „MOZAIKU KULTUROR“
2. “QENDRA RINORE KULTURORE” – SHKUP
për jubileun 50-të vite punë dhe për zhvillimin e kulturës dhe afirmimin e krijimtarisë rinore në qytetin e Shkupit
Nga fusha e shkencës:
- Prof. Dr. MITKO B. PANOV
për arritje të rëndësishme në shkencë si dhe iniciator dhe autor i projektit të manifestimit kulturor „Ditë të Justinianit I“
- Prof. Dr. SILVANA GEORGIEVA
për kontribut të rëndësishëm në veprimtarinë shkencore-kërkimore në stomatologji, ngritjen e cilësisë së mbrojtjes së shëndetit të dhëmbëve dhe përmirësimin e shëndetit oral të qytetarëve të qytetit të Shkupit e më gjerë në vend
Nga fusha e artit:
- TONI MIHAJLOVSKI
për arritje shumëvjeçare si aktor teatri dhe filmi
Nga fusha e aktivitetit humanitar:
- SHOQATA PËR MBËSHTETJEN DHE TRAJTIMIN E PERSONAVE ME SPEKTËR AUTIZMI DHE ZHVILLIM ATIPIK “VO MOJOT SVET”
për hapjen e qendrave për ndërhyrjen e shpejtë dhe trajtimin e fëmijëve me spektër autizmi dhe zhvillim atipik dhe sigurimin e ndihmës dhe mbështetjes për të rinjtë dhe personat e rritur me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre
- ORGANIZATA HUMANITARE „SVETI SPAS“- SHKUP
për ndihmën e vazhdueshme të personave në nevojë
Nga fusha e mbrojtjes shëndetësore:
- Dr. SMILJA TUXHAROVA GJORGOVA
për arritjet më të larta në fushën e mjekësisë, shkencës dhe arsimit në vendin tonë dhe në botë, si dhe autore e veprës – Kirurgjia estetike e kokës dhe qafës
- SONJA BOJAXHIEVA
për kontribut shumëvjeçar në mbrojtjen shëndetësore të popullatës së re dhe kontribut të rëndësishëm në aktivitete humanitare
Nga fusha e mbrojtjes dhe promovimit të mjedisit jetësor dhe natyrës:
- GRUP KRIJUESISH- EKIPI DOZË LUMTURIE: Anja Cvetkoviq, Nikola Stojanovski, Denis Dimitrov, Darko Eftimovski, Ilina Georgieva, Kosta Arizanov, Hristijan Stojanov, Viktoria Blazhevska dhe Dr. Dragan Jovanov
për arritjet më të larta në garat botërore për inovatorë të rinj (persona me nevoja të veçanta) me temën Mjedisi jetësor, kategoria - Bimë mjekësore.
Nga fusha e sportit:
- DEJAN GEORGIEVSKI
për suksesin dhe arritjet më të mëdha në sport – fitues i medaljes së argjendtë nga Lojërat Olimpike në Tokio 2020, të mbajtura në vitin 2022
- KLUBI I HENDBOLLIT VARDAR 1961
për prezantimin e qytetit të Shkupit para publikut sportiv në Europë dhe gëzimin e pamasë të të gjithë shkupjanëve
Nxënës dhe studentë
- ALEKSIJ TASIQ
për arritje të vazhdueshme të suksesshme në aktivitetet mësimore dhe jashtëshkollore që përbëjnë kontribut të veçantë për përparimin dhe afirmimin e qytetit të Shkupit në vend dhe jashtë tij
2. ANGELA KOSTURANOVA
për arritje të vazhdueshme të suksesshme në aktivitetet mësimore dhe jashtëshkollore që përbëjnë kontribut të veçantë në përparimin dhe afirmimin e qytetit të Shkupit në vend dhe jashtë tij
3.ERJONA AZIZI
për arritje të suksesshme në vazhdimësi në aktivitet mësimore dhe jashtëshkollore në vend dhe në mbarë botën, të ndjekura me 18 medalje ari
Çmimi "13 Nëntori” i Qytetit të Shkupit u ndahet personave fizikë dhe juridikë në shenjë mirënjohjeje nga Qyteti i Shkupit për arritjet në ekonomi, shkencë, art, kulturë, arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, sport dhe kulturë fizike, kulturë teknike, mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit dhe natyrës, si dhe në segmente të tjera të jetës, punës dhe krijimtarisë, të cilat paraqesin kontribut të veçantë për zhvillimin e qytetit të Shkupit dhe për përparimin dhe afirmimin e tij të përgjithshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në botë. Çmimi mund t'u ndahet edhe individëve dhe personave juridikë nga vende të tjera që kanë dhënë kontribut të veçantë për qytetin. Çmimi u ndahet edhe nxënësve dhe studentëve për punë krijuese ose arritje të vazhdueshme të suksesshme në aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore që paraqesin kontribut të veçantë për përparimin dhe afirmimin e Qytetit të Shkupit.
- ВЕСТИ
- 20.09.2023 - QYTETI I SHKUPIT U ZGJODH NGA BE-JA SI KRYEQYTETI I KULTURËS EUROPIANE PËR VITIN 2028
- 19.09.2023 - FAZA E PESTË E DEZINSEKTIMIT KUNDËR LARVAVE TË MUSHKONJAVE
- 11.09.2023 - NJOFTIM PUBLIK
- 11.09.2023 - QYTETI I SHKUPIT PËRFUNDOI RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS “SLAVEJKO ARSOV”
- 07.09.2023 - FAZA E PESTË E DEZINSEKTIMIT TOKËSOR KUNDËR MUSHKONJAVE
- 07.09.2023 - TË SHTUNËN NATË FILMIKE NË NATYRË ME "VENDI I MJALTIT"
- 05.09.2023 - NJOFTIM PUBLIK
- 04.09.2023 - QYTETI I SHKUPIT NËNSHKROI MEMORANDUM ME AKADEMINË PËR DIPLOMACI KULTURORE NGA BERLINI
- 04.09.2023 - U NËNSHKRUA MEMORANDUMI PËR BASHKËPUNIM NDËRMJET SHKUPIT DHE ROMËS
- 01.09.2023 - NJOFTIM PËR PUBLIKUN