Takim tradicional me luftëtarët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Maqedonisë 13.11.2022

Me rastin e shënimit të 13 Nëntorit – Ditës së çlirimit të Shkupit, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, realizoi takim tradicional me përfaqësues të Lidhjes të Luftëtarëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. të Maqedonisë, duke u dëshiruar atyre shëndet të mirë dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm të suksesshëm.
Njëherit, kryetarja Arsovska shprehu falenderim për guximin, forcën dhe këmbënguljen në luftën për çlirimin e Shkupit dhe Maqedonisë, për të gjithë ne dhe gjeneratat e ardhshme.
Respekti për heronjtë tanë kombëtarë dhe luftëtarët, pathyeshmëria e tyre na rikujton se sa e rëndësishme është të respektojmë dhe kujtojmë sakrificën që bënë luftëtarët që sot ne të jetojmë në Shkupin e lirë.
Gëzuar dhe qoftë shekullor 13 Nëntori - dita e çlirimit të Shkupit.