NJOFTIM PUBLIK 13.11.2023

Për nder të 13 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shkupit, një delegacion nga Qyteti i Shkupit i kryesuar nga kryetarja Danela Arsovska vendosi lule para Monumentit të Çlirimtarëve. Shkupi sot shënon 79 vjet nga Dita e Çlirimit në Luftën e Dytë Botërore.

Në këtë ditë kujtojmë dhe nderojmë bashkëqytetarët tanë që në atë mëngjes të ftohtë nëntori 79 vite më parë, qëndruan me guxim në mbrojtje të lirisë dhe çliruan qytetin tonë nga pushtuesi fashistë. Shembulli i tyre, sakrifica dhe idealet e lirisë dhe barazisë janë ende një udhërrëfyes në rrugën tonë drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë. Shkupi që atëherë jeton dhe zhvillohet në liri dhe duke ruajtur amanetin e partizanëve të Shkupit, ne po e ndërtojmë atë si qytet të solidaritetit, humanizmit, gjithëpërfshirjes dhe unitetit, si qytet shembull në fushën e arsimit, teknologjive inovative dhe kulturës.

Për nder të të gjithë bashkëqytetarëve tanë që dhanë jetën që ne sot të jetojmë të lirë, le ta festojmë këtë festë të madhe për Shkupin – ditën e çlirimit të tij.

Me rastin e kremtimit të 13 Nëntorit, një numër i madh delegacionesh vendosën sot lule te varrezat partizane dhe para Monumentit të Çlirimtarëve.