
ZGJIDHET PROBLEMI SHUMËVJEÇAR I BANORËVE TË ÇAIRIT, VENDOSEN SEMAFORË TË RINJ PËR KËMBËSORË NË BULEVARDIN HRISTIAN TODOROVSKI KARPOSH 13.1.2021
Me qëllim zgjidhjen e problemit shumëvjeçar të banorëve, në bulevardin Hristijan Todorovski Karposh, përballë parkut në Çair, këto ditë janë vendosur semaforë të rinj për këmbësorë. Këto semaforë janë vendosur me kërkesë të qytetarëve, pasi në këtë lokacion në të kaluarën kanë ndodhur një numër i madh aksidentesh në komunikacion.
Këtu për herë të parë, vendosen semaforët e këmbësorëve të cilët do ta rrisin sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, dhe mbi të gjitha këmbësorëve.
Vendosja e semaforëve, nëse kushtet e motit lejojnë, duhet të përfundojë plotësisht gjatë javës së ardhshme, dhe lëshimi i tyre do të realizohet pas përfundimit të plotë të procedurave administrative me EVN dhe vendosjes të të gjitha instalimeve elektrike dhe numëratoreve.
Qyteti i Shkupit dhe NP ′′Rrugë dhe rrugica′′ po punojnë në vazhdimësi për të mirëmbajtur sinjalizimin ekzistues të ri horizontal dhe vertikal, për të rritur sigurinë në trafik për të gjithë pjesëmarrësit.
Gjatë periudhës së kaluar, me kërkesë të qytetarëve, janë vendosur semaforë në udhëkryqin te “Replek” në lagjen Kozle, në rrugën Boris Sarafov në Gjorçe Petrov, në bulevardin Serbia (tek stacioni policor), dhe tasterë special me të cilat këmbësorët mund të aktivizojnë kyçjen e dritës së gjelbër dhe kështu më sigurt ta kalojnë kalimin e këmbësorëve, janë vendosur në semaforë në më shumë lokacione në qytet.
- ВЕСТИ
- 15.01.2021 - PËR NJË JAVË JANË LARGUAR 168 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE
- 13.01.2021 - ZGJIDHET PROBLEMI SHUMËVJEÇAR I BANORËVE TË ÇAIRIT, VENDOSEN SEMAFORË TË RINJ PËR KËMBËSORË NË BULEVARDIN HRISTIAN TODOROVSKI KARPOSH
- 12.01.2021 - PAS 8 VITESH, MË NË FUND LIROHET SHTEGU NË BREGUN E LUMIT VARDAR, TEK URA E RE PËR KËMBËSORË NË QENDËR
- 11.01.2021 - GJATË FUNDJAVËS PARKINGUN NË VODNO E SHFRYTËZUAN 120 AUTOMJETE
- 08.01.2021 - PËR NJË JAVË JANË LARGUAR 86 AUTOMJETE TË PARKUARA NË MËNYRË TË PARREGULLT NË SIPËRFAQET PUBLIKE
- 08.01.2021 - VITIN E KALUAR DYFISH MË PAK RAPORTIME NE NUMRIN 193 NGA VITI 2019
- 05.01.2021 - TRANSPORTI PUBLIK DO TË QARKULLOJË SIPAS RENDIT VOZITËS TË SË DIELËS, NË KRISHTLINDJE NUK DO TË PUNOJNË BILETARITË E NQP-SHKUP
- 04.01.2021 - GJATË FUNDJAVËS PARKINGUN NË VODNO E SHFRYTËZUAN 661 AUOTOMJETE
- 01.01.2021 - QYTETI I SHKUPIT NDAU NGA 20.000 DENARË FOSHNJAVE TË PARA TË LINDURA NË VITIN 2021
- 30.12.2020 - QYTETI I SHKUPIT ME NDIHMË PËR VIKTIMAT NË TËRMETET KATASTROFALE NË REPUBLIKËN E KROACISË