Bojan Hristovski u.d. drejtor i NP “Parkingu i Qytetit“ 13.1.2022

Bojan Hristovski u emërua u.d. i drejtor i NP “Parkingu i Qytetit“. Ai është magjistër i shkencave në Fakultetin e Sigurisë, pranë Universitetit „Shën Klimenti i Ohrit“, ndërsa në profesionin e tij ka kaluar disa trajnime ndërkombëtare.

Hristovski nga viti 2006 ka përvojë pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku ka qenë në shumë pozita drejtuese.

Drejtori i deritanishëm i NP “Parkingu i Qytetit“ Filip Pashu ka detyrë të re në Qytetin e Shkupit, për shkak të së cilës nuk do ta kryejë më funksionin drejtor i kësaj ndërmarrje publike.