Orari i punës së sallës së leximit në bibliotekën e qytetit “Vëllezërit Miladinov” me kërkesë të studentëve do të jetë 24 orë 13.1.2022

Me kërkesën e studentëve në qytet do të zgjatet orari i punës në sallën e leximit në  bibliotekën e qytetit “Vëllezërit Miladinov”. Kështu u dakordua në takimin e djeshëm të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska me përfaqësuesit e Kuvendit Studentor Universitar pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij”, Eva Cvetkovska dhe Vera Palevska. Cvetkovska dhe Palevska në emër të studentëve kërkuan që t’u mundësohet të vizitojnë sallën e leximit 24 orë në ditë, përkatësisht studentët të mos ballafaqohen me probleme të tilla siç janë sallat e mbyllura të leximit gjithmonë kur ata kanë nevojë.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska shprehu mbështetjen e plotë për kërkesat e tyre dhe theksoi se gjithmonë do të jetë në dispozicion për të rinjtë me qëllim realizimin e projekteve në dobi të tyre.